` . Ju lutem ndal, dhuna vret! – TV-SHENJA

Ju lutem ndal, dhuna vret!

Të lutem ndale dorën, pse mëshirë s’ke,
Ajo la gjithçka, dorës vëri fre.
Ndale baba dorën sepse vuaj unë,
Në më do dhe mua duaj atë më shumë.
E nëse ti s’ndalesh dije pra një ditë
do të jesh i vetëm dhe kjo s’është kritikë.
Të lutem ndalo, s’dua më të vuaj,
në zemrën tënde ne s’jemi të huaj. 

Një fëmijë ia dedikon këto vargje ndalimit të dhunës.

Shkruan: Entela Hidri

Dhuna është një fenomen negativ, i cili është evident në çdo shoqëri, jo vetëm në shoqërinë tonë.

Në fakt dhuna është një element evident jo vetëm në shoqëri, por më së shumti në familje. Ne të gjithë e dimë se dhuna dëmton jo vetëm fizikun dhe psikikën, por edhe shtrembëron personalitetin, veçanërisht te fëmijët. Aty ku mendohet se njeriu më së shumti gjen mbrojtje dhe gjen mbështetje, për fat të keq nga tëdhënat e fundit të Ministrisë tëMirëqenies Sociale dheRinisë, dhuna vjen mëshumë nga themelet e shoqërisë, familja.

Në fakt ponga statistikat e këtij institucioni, arrihet në përfundimin se sipas të dhënave, rastet e denoncuara ndër vite kanë ardhur dukeu rritur. Nuk mendoj se dhuna ka ardhur duke u rritur, por thjesht kuraja, apo forca e të dhunuarave për të denoncuar ka ardhur në rritje. Tashmë janë afro 4000 rastenë vit që denoncojnë dhe një sasi shumë e madhe e këtij numri kërkojnë edhe urdhër mbrojtje. Këto janë në fakt shifra dhe të dhëna të frikshme, por le t’i shkojmë në thelb këtij problemi,jo vetëm ta trajtojmë përciptas,por le tëanalizojmë,pikërisht atë nga i cili rrjedh ky problem: Dhunuesi.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, e përcakton dhe e përkufizon dhunën si një krim. Pse krim?! Sepse dhuna është ai element i cili nëse degradon pa u menaxhuar, apo frenuar,vret.

Që ne të zgjidhim një problem, për mendimin tim duhet në fakt të shkojmë në thelb të problemit. Pra le të analizojmë disa faktorë,ose shkaktar të dhunës dhe kush janë zakonisht të margjinalizuarit, ose viktimat.

Pse ka dhunë, nga rrjedh gjithë kjo ligësi?

Dhuna nuk është një fenomen i panjohur në shoqërinë shqiptare. Për fat të keq shoqëria jonë e përligj dhunën edhe me anë të fjalëve të urta popullore të tipit: “Druri ka dalë nga xheneti”, “Kush të rreh të don”, “Goja llap e shpina dap” etj.

Pra le të themi që ndër shekuj ne si popuj e kemi përligjur kolektivisht dhunën. Dhuna në përgjithësi në shumicën e rasteve i drejtohet më të dobëtit, pra gruas dhe fëmijëve. Rrenjët dhe themeli i këtij problemi vjen që nga tradita e hershme patriarkale, ku familja i ka të forta dhe të përcaktuara rolet e saj në shoqëri. Në legjislacionet e hershme kanunore, ne gjejmë të përligjur forma dhune, ose përdorimin e dhunës ndaj gruas veçanërisht, deri edhe në marrjen e jetës së saj, kur ajo shkel rregulla e norma. Shoqëria shqiptare le të themi, që ose e ka përligjur, ose në rastin më të mirë ka heshtur ndaj dhunës.

E dëgjoja tek bërtiste, doja të denoncoja, por thash, ç’me duhet mua?! Do kem problem me ligjin pastaj”,- kështu na është shprehur një e intervistuar me inicialet L.Ç

E rreh të gjorën se janë fukarej,- shprehet i intervistuari R. Sh

Ka në fakt edhe të intervistuar të cilët shprehen në mënyrë më të rëndë.

Mirë ja bën, dru do ajo, s’i pushon goja”,- një qytetar nga lagjja Ali Demi me iniciale i. Zh

Në fakt intervistat që mora janë pafund, por përzgjodha pikërisht këto fragmente, për të ngritur tre probleme esenciale të cilat kanë të bëjnë me:

Frika nga denoncimi, sepse nëse do të dali emri i denoncuesve, kjo gjë mund të ketë edhe pasoja, për të mos folur edhe për rastin ku duhet të paraqitesh shpesh në polici e kjo gjë kthehet në një bezdi të stërmadhe.

Gjatë intervistave ngrihen shumë problematika në të cilat analizohet edhe problemi i cili çon te dhuna, në rastin e intervistës, problemi ekonomik, por jovetëm.

Përligje kolektive e dhunës, ku i intervistuari në fjalë jo vetëm që s’e dënon dhunën, por edhe e mbështet, e për më keq e justifikon atë.

Pra natyrshëm lind pyetja: Pse kaq shumë dhunë?!

Me gjithë ato qëlart përmenda, përsëri nuk jam e mendimin që ne jemi shoqëri dhunuese, sepse dhuna nuk ka as etni, as ngjyrë, as kombësi. Në fakt ndaj dhunës nuk janë rritur vetëm shtete dhe kombe, por edhe asamble mbarëkombëtare si ajo e Këshillit të Europës, e cila hartoi e miratoi Konventën e Stambollit në 2011, konventë e cila synon respektimin e të drejtave të grave dhe të vajzave si edhe respektimin e të drejtës së jetës.

Problemet që lidhen drejtpërsëdrejti me mungesën ekonomike shpesh gjenerojnë dhunë.

Si?!

Një ndër problemet më të rënda të cilat sjellin dhe prodhojnë në vazhdimësi dhunë është varfëria, ose problemet ekonomike. Psh. Kur kryetari i shtëpisë nuk mundet të sigurojë ushqimin dhe sendet minimale shtëpiake, kjo bëhet shpesh fenomen i cili e nxit dhe e gjeneron dhunën, pasi objekti i mungesës ekonomike trajtohet shpesh në shtëpi dhe si rrjedhojë bëhet edhe shkak debatesh.

Një tjetër problem i cili gjeneron dhunë është edhe fakti se femra nuk ka mbështetje dhe të ardhura ekonomike, ka varësi ekonomike nga bashkëshorti, pra si rrjedhojë s’mund të punojë, pra nuk shkëputet dot nga bashkëshorti dhunues. Mungesa e varësisë ekonomike, gjeneron dhunë dhe mbështet dhunuesin.

Në tjetër problem që lidhet me aspektin ekonomik është edhe fakti se një nënë me një punë e vetme, e ka të vështirë në mos të pamundur të jetojë e pavarur ekonomikisht. Si rrjedhojë, dhunuesi e dhunon, sepse ai e di që ajo nuk do të largohet kurrë. Dhe kjo është.

Dhunimi i fëmijëve

Në fakt pjesa që të ligështon më shumë në të gjithë këtë histori është fakti, se dhunimi i fëmijëve në fakt është pjesa më e dhimbshme e më me pasoja në shoqërinë dhe në familjen shqiptare. Stadi i fëmijërisë dhe përdorimi i dhunës në këtë moshë, si nga aspekti mjekësor, psikologjik, psikiatrik dhe pedagogjik është fatal. Prandaj të gjithë ekspertët e këtyre fushave ndajnë të njëjtin mendim, mbi pasojat e dhunës, mbi efektet shkatërruese të dhunës psikologjike, mbi të drejtat e fëmijëve dhe madje janë dakort për paprekshmëri fizike dhe ofrojnë teknika jo të dhunshme, për arritjen e objektivave të mirërritjes së fëmijëve. Dhuna emocionale, por edhe ajo psikologjike, përfshijnë mungesën e një mjedisi të qetë, ku fëmija zhvillohet dhe mbështetet, që e ndihmon fëmijën të jetë i qëndrueshëm. Shumë prindër dashur pa dashur mund të kryejnë ndaj fëmijës veprime që shkaktojnë dëm në shëndetin ose në zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral ose social të fëmijës.

Edhe pse të gjithë semitëve të dijshëm se dhuna nuk i ndihmon fëmijët të rriten të lumtur dhe të zgjuar, përsëri fëmijët dhunohen në shtëpinë institucione arsimore, por edhe në rrugë. Madje arrihet edhe aty sa fëmija e përligj dhunën, sepse mendon se ka gabuar dhe kjo është e rëndë. Pra në të vërtete nuk ekziston mungesa e informacionit te prindërit në lidhje me dhunën, por ekziston mungesa e dëshirës për të ndalur dhunën.

Rrallëherë objekt dhune janë edhe pleqtë dhe të moshuarit të cilët vendosen në situata të padëshiruara në familjet e tyre dhe pamundësia për t’i mbajtur e për t’i mbështetur, i bën ata të jenë jo rrallë objekt dhune.

Por nga të dhënat, jo vetëm kombëtare por edhe në rang botëror rezulton se pjesa më e madhe e të dhunuarve në familje janë gratë dhe vajzat.

Për fat të keq, ndodh edhe që vetë gratë e dhunuara e justifikojnë,ose e përligjin dhunën në familje. Pra nëse vajza ka parë dhunë në familje, ajo bëhet e heshtur ndaj saj, deri dhe te e nënshtruar.

Dhuna dhe efektet negative e deri fatale që ajo ka, janë kthyer sot në shqetësuese. Shumë OJF, OJQ, institucione zyrtare e deri në ministri, kanë hartuar projekte për ndërgjegjësimin ndaj dhunës dhe minimizimin e saj. Uroj që vërtetë dhuna të pakësohet maksimalisht ndaj kujtdo qoftë. Të bërtasësh në konferenca e dyer qytetarie, nuk e zvogëlon aspak barrën e zonave rurale dhe të atyre malore, si rrjedhojë vetëm kur çdo qenie të vlerësojë jetën e tjetrit atëherë kjo gjë do të ndryshojë. Këtu një efekt mund të japin edhe kutikulat shkollore që në fakt në lidhje me sensibilizimin ndaj dhunës le të themi që në përgjithësi përqindja është 0. Edhe trajnime për mësuese po pse jo edhe për nëna të cilat sensibilizojnë dhe tregojnë platformë zgjidhjeje, do të ishin njëfarë ndihmese, qoftë edhe në rritjen e një brezi më pak të dhunshëm.

Nuk ka rëndësi ndaj kujt dhe si, e rëndësishme është që dhunuesit të kuptojnë që dhuna nuk sjell as lumturinë e tij dhe as të atyre që e rrethojnë. Dhuna sjell deformim të sjelljes, vuajtje dhe ligësitë ndërsjellëse ka raste fatale, që sjellë dhe vdekje, andaj ju lutem ndaleni dhunën, ajo vret.