` . Ju kanë lodhur postimet e shpeshta të miqve, facebook sjell zgjidhjen - TV-SHENJA

Ju kanë lodhur postimet e shpeshta të miqve, facebook sjell zgjidhjen

Nëse jeni të lodhur nga postimet e shpeshta të miqve tuaj që juve nuk ju pëlqejnë atëherë Facebook ju vjen në ndihmë me butonin e ri.
Rrjeti social po teston një buton të ri të quajtur “Snooze” që i lejon përdoruesit t’i fshehin nga kohështrirja e tyre përkohësisht njerëzit, faqet dhe grupet për periudha të ndryshme kohore, prej 24 orë, një javë e deri në 30 ditë.
Ky buton mendohet të jetë një “shpëtim” për përdoruesit e rrjetit social të cilët nuk dëshirojnë tu shfaqen postime nga miq të mërzitshëm në postime.
Një opsion i tillë është i ngjashëm me atë “Mos e ndiq më”, por me ndryshimin se “Snooze” i nxjerr sërish njoftimet automatikisht pas një periudhe të caktuar që zgjidhet nga ju. /NOA/

Postime të Ngjajshme