` . Joveski: Dorëzimi i lëndëve në PTHP do të kryhet gjatë ditës - TV-SHENJA

Joveski: Dorëzimi i lëndëve në PTHP do të kryhet gjatë ditës

“Këtë mëngjes ka filluar procesi i dorëzimit të lëndëve dhe pres që deri në fund të ditës i njejti të përfundoj. Nga java e ardhëshme do të vazhdojnë detajet teknike me përmbajtje të procesverbaleve”. Kështu është shprehur kryeprokurori Lubomir Joveski. Ai më tej sqaron se pas kësaj, procesverbalet do të vendosen  tek prokurori i cili ka punuar për çështjen, njofton Shenja.

Fillimisht, siç u shpreh ai duhet të bëhet ndarja se cili prokuror ka kompetencë për udhëheqje të lëndëve, kurse prioriteti do tu jepet atyre procedurave, në të cilat kanë çështje urgjente.

“Do të përcaktojmë se cili është me të vërtetë prokuror kompetent për të përfaqësuar atë lëndë. Ndoshta një ditë-dy, këto gjykime do të anulohen, por do të ju japim prioritet atyre lëndëve që kanë çështje urgjente. Ka qëndrim të gjykatësve se pranohen që këto argumente dhe ne do ti marrim këto argumente.  Të gjithë prokurorëve që janë në PSP dhe janë ndihmës të Janevës, funksionet prej prokurorisë që vijnë, u pushojnë. Pres që Këshilli i prokurorëve publik ta vendos statusin e tyre dhe çështjen për kryerje të funksionit të tyre”, u shpreh kryeprokurori Joveski. /SHENJA/