` . Joshua: Kam humbur nga një luftëtar i mirë, do të kthehem - TV-SHENJA

Joshua: Kam humbur nga një luftëtar i mirë, do të kthehem

Boksieri britanik Anthony Joshua nuk ka vuajtur shumë pas disfatës nga meksikani Andy Ruiz në Madison Square Garden në Nju Jork.

Ruis e nokautoi në rundin e shtatë kampionin e deritashëm të botës në kategoritë WBA, WBO dhe IBF duke ia marrë kështu të gjithë brezat e njëkohësisht duke ia shkaktuar edhe humbjen e parë në kategorinë profesione

 “Kam humbur nga një luftëtar i mirë. Ai tash është kampion por do të bëj çdo gjë që të kthehem sërish”, ishin fjalët e para që i tha Joshua transmeton koha.net

“Të shohim çfarë do pasojë. Më duhet të vazhdoj tutje. Kam humbur nga një luftëtar i mirë. Është lehtë ta nënçmosh dikë për shkak të dukjes së tij, por ai ka qenë më mirë në këtë duel, Nëse më pyesni për Dionte Wielderin dhe Tyson Furyin, do t’iu them se unë ende kam dëshirë të luftoj me ta, por aktualisht primare për mua është caktimi i revanshit me Ruisin.

Joshua deri më tash 22 meçe profesionale, 21 i ka fituar me (nokaut).

“Ky është hap i vogël prapa. Edhe më tej e dua këtë sport, edhe më tej jam kampion. Do të punoj që t’i kthejë brezat që i kam humbur. E ndiej se kjo është një pjesë e rrugës ku gjendem, pjesë e sportit. Nuk kam arritur aq larg sa të lëshoj pe nga presioni “, ka përfunduar britaniku.