` . Joshua humbi meçin por do të fitojë miliona euro - TV-SHENJA

Joshua humbi meçin por do të fitojë miliona euro

Anthony Joshua mbrëmë ka regjistruar humbjen e parë në karrierë. Bokseri britanik u mposhtë nga ai meksikan, Andy Ruiz pas shtatë raundeve lojë, për t’i humbur kështu tri titujt që po i mbronte, shkruan GazetaBlic.

WBA, WBO dhe IBF tashmë kalojnë në brezin e Ruiz.

Por, përkundër humbjes, Joshua pritet t’i mbushë arkat, pasi siç raportojnë mediat nga ishulli, shuma e përfitimeve nga meçi mbrëmshëm mund të kalojë 30 milionë euro.

Kjo pasi, deri më tani, me propozimin e “kandidim/titullit” nga ana e Ruiz, Joshua i kishte të siguruara afro 23 milionë euro, por që pritet të rritet sot, kur do të kuptohen të ardhurat nga shitja e biletave dhe të drejtave televizive. Ndërkaq, mbetet të shihet sesi ka fituar kundërshtari i tij, ose thënë më mirë, kampioni i ri i peshave të rënda.