` . John Terry bëhet ndihmës trajneri i Aston Villa-s – TV-SHENJA

John Terry bëhet ndihmës trajneri i Aston Villa-s

Dean Smith është emëruar si trajner, ndërsa John Terry si ndihmësi i tij në klubin e Championshipit Anglez, Aston Villa.

Në deklaratën nga klubi, theksohet se është bërë ndryshim në skuadrën teknike të klubit dhe se 47 vjeçari anglez Dean Smith është bërë trajner

Ndihmësi i tij do të bëhet John Terry, i cili jetën aktive në futboll e përfundoi muajin e kaluar. 37 vjeçari Terry pas 19 sezonesh me Chelsea, në fanellën e Aston Villa kishte dalë në pension.

Spanjolli Jesus Garcia Pitarch do të jetë drejtori sportiv i klubit, i cili më parë detyrën e njëjtë e kishte kryer në Valencia dhe Atletico Madrid.

Aston Villa gjendet në vendin e 15-të në ligë me 15 pikë të grumbulluara në 12 ndeshje. /AA/