` . Jo vetëm Coutinho e Rakitic, 10 lojtarë “exit” nga Barcelona - TV-SHENJA

Jo vetëm Coutinho e Rakitic, 10 lojtarë “exit” nga Barcelona

arcelona do të lejojë 10 lojtarë të largohen në merkaton e verës. Gjithsesi, transferimi tyre do të kryhet vetëm nëse ofertat që do të vijnë për ta do të jenë të kënaqshme. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “Mundo Deportive”, që publikon edhe listën e lojtarëve me valixhet gati.

I pari në listë është Philippe Coutinho, që është edhe më i shtrenjti, pasi kushtion rreth 100 milionë euro. Pas një viti e gjysmë me fanellën “blaugrana”, braziliani do të lihet i lirë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në Premier League.

Dy emra të tjerë në listë janë mesfushori kroat Ivan Rakitic dhe portieri Jasper Cillessen, që gjithashtu nuk kanë më hapësirat e duhura për të luajtur me Barcelonën. Trajneri Valverde i ka bërë me dije Rakitic se është i lirë të largohet nëse ka oferta.

Një tjetër lojtar që do të largohet është Nelson Semedo, që kërkohet nga Atletico Madrid. Ndërkohë që, ditët e fundit janë shtuar zërat se edhe Malcom është i padëshirueshëm dhe i është thënë menaxherit t’i gjejë një sistemim të ri.

Pesë futbollistët e tjerë që do t’i thonë “lamtumirë” skuadrës katalanase janë Denis Suarez, Rafinha e Andre Gomes (ka një marrëveshje paraprake me Everton) si dhe të rinjtë Marc Cucurella dhe Sergi Palencia.