` . ‘Jerusalemi’ në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet vetëm rezoluta e PS-së – TV-SHENJA

‘Jerusalemi’ në Kuvendin e Shqipërisë, miratohet vetëm rezoluta e PS-së

Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar punimet duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes dhe për votim janë hedhur dy projektrezolutat mbi votën e Shqipërisë në OKB për statusin e Jerusalemit (Kudsit).

Varianti i Partisë Socialiste, që “i kërkon qeverisë që në përputhje me interesin kombëtar të vijojë të bashkëpunojë për forcimin e paqes, sigurisë, dhe bashkëpunimit në të tërë rajonin e Lindjes së Mesme, me aleatët dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, është miratuar me 73 vota pro dhe 11 kundër.

Ndërkohë varianti i Partisë Demokratike që kërkoi ndryshimin votës së Shqipërisë mbi rezolutën e OKB-së për statusin e Jeruzalemit ka marrë vetëm 11 vota pro dhe 73 kundër, duke bërë që të mos miratohet.