` . Jeremiq: Kosova do t’i shpërthejë në fytyrë Vuçiqit – TV-SHENJA

Jeremiq: Kosova do t’i shpërthejë në fytyrë Vuçiqit

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po zhvillon politikë të jashtme të atillë që t’i dëmtojë të gjithë duke dhënë çfarë do që i kërkohet, ndërsa kërkesa e SHBA-së për t’ua dorëzuar Kosovën, do t’i shpërthejë në fytyrë sepse nuk e di si ta zgjidhë këtë problem, transmeton Koha.net.

“Rusia kërkon të mos shkojmë në NATO, shkëlqyeshëm, kjo është popullore, nuk është problem për Vuçiqin, pra nuk do të shkojmë në NATO. Gjermanët i kërkojnë mijëra hektarë në Vojvodinë për tenis, aferim, do t’ua japim. Francezët e kërkojnë aeroportin “Nikola Tesla” – shkëlqyeshëm”, do t’ua japim.

Sipas tij, Vuçiqit nuk i përgjigjet vetëm kërkesa e amerikanëve që Kosovës t’ia dorëzojë karrigen në Kombet e e Bashkuara.

“Amerikanët i kërkojnë Vuçiqit ta fusë Kosovën në OKB, i bëjnë presion duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim të përgjithshëm të marrëdhënieve me Prishtinën, ndërsa nga Rusia kërkojnë që në Këshillin e Sigurimit këtë mos ta bllokojnë. Këtu dhe fillon drama, pasi Vuçiq nuk e di si të veprojë ndaj këtij presioni dhe si ta zgjidhë problemin”, ka thënë Jeremiq.

Ai ka shtuar se Vuçiq është përpjekur për këmbim territoresh, porse është refuzuar.