` . Jemen, brenda katër muajve regjistrohen 10 mijë raste të kolerës - TV-SHENJA

Jemen, brenda katër muajve regjistrohen 10 mijë raste të kolerës

Të paktën dhjetë mijë raste të kolerës janë regjistruar në Jemen në katër muajt e parë të këtij viti, ndërsa më shumë se tre mijë persona kanë vdekur nga kjo sëmundje që nga viti 2016, njoftoi organizata “Mjekët pa Kufi” (MSF), transmeton AA.

Zyra e MSF-së në Jemen bëri të ditur se në katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar rreth dhjetë mijë raste të kolerës, duke shtuar se personat e sëmurë nuk kanë marrë me kohë ndihmën mjekësore pasi për shkak të përleshjeve është shkatërruar sistemi shëndetësor i këtij vendi.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan një pjesë të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana. Kriza eskaloi në vitin 2015, kur koalicioni ushtarak saudit nisi sulme shkatërruese ajrore në Jemen me shpresë që të kthejë territorin nën kontrollin e rebelëve.

Gjatë pesë viteve të fundit në përleshje kanë humbur jetën mijëra persona.