` . Jeep Wrangler kthehet në makinë luksoze për të gjitha terrenet (Foto) - TV-SHENJA

Jeep Wrangler kthehet në makinë luksoze për të gjitha terrenet (Foto)

Megjithëse ka fuqi të madhe dhe kapacitet për të gjitha terrenet, Jeep Wrangler nuk është një model luksoz, transmeton Telegrafi. Khan Chelsea Truck Company ka punuar shumë, duke e kthyer në makinë me një nivel të lartë luksi.

Makina është quajtur Black Hawk Expedition, ndërsa është bazuar në një Wrangler me 3.6 litra që prodhon 280 kuaj fuqi, ndërsa nuk ka të kaluara më shumë se 80 kilometra.

Aplikimi i ngjyrës së gjelbër mbyllët në pjesën e jashtme, ia ka ndryshuar teksturën duke e bërë edhe më të egër. Ngjyra nuk është i vetmi ndryshim, pasi ka pjesën e përparme më të fryrë, mbrojtëset e shtuara, grillin me katër pjesë, si dhe tavan me dy nivele.