` . Javë e ngjeshur për çështjen e emrit – TV-SHENJA

Javë e ngjeshur për çështjen e emrit

Java që vjen pritet të jetë më intensive sa i përket negociatave për emrin. Në kuadër të negociatave ripërtrirëse për zgjidhjen kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë, ministrat e Punëve të Jashtme nga të dy vendet, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do të takohen në Sofje me datë 15 dhe 16 shkurt, në margjina të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve nga BE-ja dhe shteteve kandidate për anëtarësim.

Dy ministrat pritet të diskutojnë për hapat e ardhshëm në procesin e zgjidhjes së kontestit me ermin mes dy vendeve. Ndërkohë, para disa ditëve kryeministri i vendit Zoran Zaev, kumtoi vendimin e Qeverisë për riemërtim të autostradës dhe aeroportit, të cilat mbanin emrin “Aleksandri i Maqedonisë”. Ndaj këtij vendimi, vijuan reagime pozitive nga Athina zyrtare, prej vlerësuan se ky është një hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare. /SHENJA/