` . Japonia merr vendim, Olimpiada do të zhvillohet në kohë - TV-SHENJA

Japonia merr vendim, Olimpiada do të zhvillohet në kohë

Kosova ka prekur pjesën më të madhe të botës dhe shumica e sporteve janë pezulluar. Kampionati Evropian mund të shtyhet për verën e ardhshme, por nuk do të ndodhë kështu me Olimpiadën e parashikuar të zhvillohet në Tokio. Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka theksuar se Olimpiada do të mbahet si zakonisht dhe nuk do të ketë probleme. “Ne do ta ndalojmë përhapjen e virusit dhe lojërat olimpike do të mbahen pa asnjë problem, ashtu siç janë parashikuar” tha numri 1 i Qeverisë japoneze. Lojërat Olimpike do të mbahen në verën e e këtij viti në Tokio. Ata janë planifikuar të nisin më 24 korrik, deri më 9 gusht. Deri më tani, asnjë shtet nuk ka dalë kundër këtij votimi.