` . Japoni, zbulohet fosili i një lloji të ri të dinozaurit - TV-SHENJA

Japoni, zbulohet fosili i një lloji të ri të dinozaurit

Në Japoni, është zbuluar fosili i një lloji të ri të dinozauri barngrënës që ka jetuar para 72 milionë viteve, transmeton AA.

Sipas lajmit të TheJapanTimes, skeleti i plotë i dinozaurit që është gjetur nga një ekip në Universitetin Hokkaido, është një lloj i ri barngrënës Hadrozor.

Dinozauri i gjatë rreth 8 metra i quajtur “Kamuysaurus japonicus” që ka kuptimin perëndia japoneze dragua, ka jetuar në periudhën e kretakut para 72 milionë vitesh dhe kur ka qenë i gjallë ka qenë 5,3 tonë.

Theksohet se fosili i dinozaurit është më i madhi që është gjetur në Japoni deri më tani, një pjesë bishtit është gjetur në vitin 2013 në veri të vendit, ndërsa skeleti i plotë i dinozaurit është gjetur në gërmimet e mëtutjeshme.

Detajet rreth këtij zbulimi janë publikuar në revistën “Scientific Reports”.