` . Japonezja diagnostikohet për herë të dytë me coronavirus - TV-SHENJA

Japonezja diagnostikohet për herë të dytë me coronavirus

Një grua në Japoni është testuar si pozitive për herë të dytë nga coronavirusi, rast i parë i tillë thonë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 40 vjeçare nga Osaka e Japonisë perëndimore, rezultoi pozitive të mërkurën, pasi kishte dhimbje të fytit dhe gjoksit.
Ajo për herë të parë ishte diagnostikuar më 29 janar, ndërsa u lirua nga spitali pasi u shërua më 1 shkurt.

Ministria e Shëndetësisë në Japoni konfirmoi se ishte rasti i parë, ku një pacient e testua pozitiv nga coronavirusi për herë të dytë.

Megjithëse ky është rasti i parë në Japoni, të tilla janë raportuar edhe në Kinë, përhapja e coronavirusit është përhapur me shpejtësi, duke infektuar 80 mijë njerëz në të gjithë botën.

Lidhur me këtë rast profesori në Universitetin e New Yorkut, Philip Tierno, ka dhënë shpjegimin

“Pasi të jeni infektuar, virusi mund të kalojë në gjendje të fjetur dhe me simptoma minimale”, ka thënë ai.