` . Jankullovska shkon në Gjykatë? - TV-SHENJA

Jankullovska shkon në Gjykatë?

Pas konferencës së sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale, ku u njoftua se është hapur hetim kundër më shumë ish-funksionarëve për manipulime zgjedhore, burime të Televizionit SHENJA pohojnë se në këto momente, ish-ministrja e punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, është gjetur dhe pritet nga avokatët e saj para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Në kuadër të procesit të parë të Prokurisë Publike Speciale, i cili zhvillohet nën emrin “Titaniku”, sipas prokurores speciale, Fatime Fetai, përveç Jankullovskës dhe Janakievskit, në mesin e të dyshuarve janë edhe sekretari në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të gjithë anëtarët të komitetit ekzekutiv të partisë, së bashku me të tjerë, deri më tani persona të panjohur.

Për më tepër, qëndroni me Televizionin SHENJA për të mësuar detajet në vazhdim. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme