` . Jankullovska sërish në gjykatë - TV-SHENJA

Jankullovska sërish në gjykatë

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, para disa çasteve ka ardhur në Gjykatën Penale ku do të merret në pyetje si e dyshuar në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale, për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.

Përveç Jankullovskas, sot edhe tre funksionarë të tjerë të MPB-së do të merren në pyetje nga gjykatësja Aleksandra Pop Stefania. Prokuroria Speciale për të gjithë të dyshuarit ka kërkuar masa për kujdes.

Sot pasdite në gjyq duhet të shfaqet edhe Goran Grujoski, për të cilin prokuroria kërkon që ti shqiptohet masa e paraburgimit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme