` . Janeva: Procesi hetimor për Shkupin 2014 pasi të shqyrtohet “një mal me dokumente” – TV-SHENJA

Janeva: Procesi hetimor për Shkupin 2014 pasi të shqyrtohet “një mal me dokumente”

Në Prokurorinë Speciale Publike deri tash janë dorëzuar një numë i madh i dokumentacioneve rreth shpenzimeve dhe punëve të tjera të projektit Shkupi 2014.

“Problem është arkivimi dhe mënyra e selektimit të dokumenteve”,  deklaroi sot Janeva, duke folur për hapjen e mundshme të ndonjë procesi hetimor për këtë projekt famëkeq.

Janeva deklaroi se nuk mund të hapin hetime derisa të analizojnë të gjitha dokumentet dhe nuk konfirmohen dyshimet për keqpërdorime gjatë tenderëve për këtë projekt.

“Grumbullohen dokumente për rrugën e parave të buxhetit të shtetit, ndërsa kemi një numër të madh të dokumenteve për fasadat, përmendoret dhe ndërtesat dhe për disa vendime të Qeverisë për këtë projekt”, deklaroi Janeva, gjatë konference të organizuar nga Transparency International – Maqedoni. /SHENJA/