` . Janeva godet gjykatat: Ne po ndjekim grup kriminel brenda Qeverisë, ata po pengojnë - TV-SHENJA

Janeva godet gjykatat: Ne po ndjekim grup kriminel brenda Qeverisë, ata po pengojnë

Prokuroria Speciale Publike i arsyeton të gjitha kërkesat për paraburgim, por siç e dinë opinioni, nga një numër i caktuar i gjykatësve të njëjtat janë refuzuar edhe pse ne me përpikshmëri po e ndjekim praktikën gjyqësore dhe evropiane si duhet të kërkohet paraburgim dhe masa tjera për sigurimin e të dyshuarve. Kështu ka deklaruar sot Prokurorja Speciale Katica Janeva, në një ngjarje që është mbajtur në Zyrat e BE-së në Shkup, ndërsa ka shtuar se ata nuk janë të kënaqur nga puna e gjykatës sa i përket lëndëve të tyre, përarsye se “në momentin kur ata kërkojnë masën e paraburgimit ose bastisjes, gjykatësit e njejtë vendosin për kërkesat e tyre”.

“Në këtë mënyrë, gjykatësit mund të keqpërdorë detyrën zyrtare dhe autorizimet kur bëhet fjalë për korrupsion të lartë të cilën e heton PSP nga ana e funksionarëve të lartë të Qeverisë dhe siç e kam thënë e përsërisë edhe tani, PSP nuk ndjek krim të thjeshtë, por PSP e ndjek grupin kriminel që gjendet në maje të Qeverisë në Maqedoni, dhe kjo do të duhet kuptohet nga ana e gjykatës e cila paraqet pushtetin e tretë dhe e cila duhet të kryejë detyrën e saj në mënyrë të ndershme dhe profesionale në rastet e PSP-së, ndërsa kjo nuk është kështu”, ka thënë Janeva. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme