` . Janë thyer xhamat e selisë së LSDM-së në Draçevë - TV-SHENJA

Janë thyer xhamat e selisë së LSDM-së në Draçevë

Mbrëmë janë thyer xhamat e jashtëm të selisë së LSDM-së në fshatin Draçevë, njoftuan nga partia.

Nga LSDM-ja presin që policia ta zbardhë incidentin në të cilin, siç theksohet në kumtesë, është qëlluar me gurrë selia.

“Janë thyer xhamat e jashtëm. Sipas informacioneve nga terreni, kjo ka ndodhur herët në mëngjes, pas mesnate. Rasti është paraqitur në polici dhe për momentin bëhet ekspertizë”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Nga partia thonë se secili që shkel qetësinë e qytetarëve do të përgjigjet.

Postime të Ngjajshme