` . Janë arrestuar dhjetë persona për mosrespektim të orës policore - TV-SHENJA

Janë arrestuar dhjetë persona për mosrespektim të orës policore

Dhjetë persona janë arrestuar, ndërsa mbi 70 janë paralajmëruar për mospasje të lejes adekuate gjatë kohës së orës policore.

Kundër pesë personave në Tetovë dhe dy nga Gostivari do të ngritet kallëzim penal jo vetëm pse nuk kanë vepruar ashtu siç u është urdhëruar nga policia por edhe në mënyrë agresive janë sjellur kundër tyre.

Në Kumanovë tek tre qytetarë të cilët janë gjetur rrugëve është gjetur edhe armë.

Gjatë ditës priten të dhënat dhe informacionet zyrtare në MPB.