` . James Harden në histori të NBA-së: 60 pikë dhe “triple double” – TV-SHENJA

James Harden në histori të NBA-së: 60 pikë dhe “triple double”

James Harden (28) është bërë basketbollisti i parë në historinë e NBA Ligës amerikane që në një ndeshje shënoi 60 pikë duke shënuar edhe dyshifror të trefishtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harden këtë arriti ta shënojë në fitoren e mbrëmshme të Houston Rockets kundër Orlando Magic me rezultatin 114:107.

Basketbollisti i Rockets-ave përveç që shënoi 60 pikë, kapi edhe 10 kërcime dhe realizoi 11 asiste.

Harden me këtë paraqitje regjistroi edhe histori të klubit të Rockets-ave. Ai u bë shënuesi më i mirë në një ndeshje, pasi theu rekordin e Calvina Murphy, i cili në vitin 1978 shënoi 57 pikë për klubin.