` . Jakupi në operim, 3 muaj jashtë stërvitjeve - TV SHENJA

Jakupi në operim, 3 muaj jashtë stërvitjeve

Pas rezultatit të madh dhe fitimit të medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian të Karatesë që u zhvillua në Turqi, lajme jo të mira për Berat Jakupin. I ftuar në emisionin “Sportmania” në TV Shenja, duke folur për arritjen e tij dhe atë që e pret në të ardhmen, Jakupi komunikoj lajmin për shqetësimet që ndjen nga lëndimi i krahut të majtë, duke paralajmëruar ndërhyrje të re kirurgjikale dhe qëndrim 2 deri në 3 muaj jashta procesit stërvitor.

“Është sport luftarak dhe për fat të keq ndoshta do e them për herë të parë këtu, ndoshta për një javë do të duhet edhe një herë të operohem. Kam të lënduar edhe krahun e majtë dhe besoj se për tre muaj do të jem jashta stërvitjeve“, deklaroi në emisionin “Sportmania”, karateisti Berat Jakupi.

Megjithëse për një sportist anjëherë nuk ekziston një kohë e mirë për lëndim, Berati ndërhyrjen do ta bëjë në një periudhë kur la pas me sukses Kampionatin Evropian, ndërsa deri në fund të vitit në program nuk ka ndonjë garë të rëndësishme. Ky do të jetë operacioni i rradhës për Jakupin, që para se të rikthehej fuqishëm thuajse dy vite u mundua me lëndimet dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme