` . Ja se si të ruani automatikisht një screenshot në Dropbox - TV-SHENJA

Ja se si të ruani automatikisht një screenshot në Dropbox

A i keni besuar Dropbox-it nevojat tuaja të shpërndarjes së skedarëve? Së bashku me OneDrive dhe Google Drive, shërbimi është një prej tre lojtarëve kryesore në sektorin e ruajtjes së të dhënave.

Funksionet e aplikacionit janë të shumta por një prej tyre është mjaft i dobishëm. Bëhet fjalë për ruajtjen automatike të fotove të ekranit – screenshot.

Nëse jeni prej atyre që realizojnë një mori screenshot-e çdo ditë, kjo veçori ka për tju kursyer shumë kohë.

Ja sesi të ruani screenshot-et në Dropbox

Përpara se të hyjmë në detaje duhet të sigurohemi se keni instaluar aplikacionin Dropbox në kompjuterin tuaj.

Gjithashtu duhet të instaloni versionin më të fundit të Dropbox. Nëse e keni të instaluar pasi të shtypni butonin Print Screen do të vëreni një kuti dialogu në ekran e cila u kërkon të ruani automatikisht screenshot-et në Dropbox. Përzgjidhni opsionin Save Screenshots using Dropbox.

Nëse keni përdorur prej kohësh Dropbox por e keni injoruar një njoftim të tillë në ekran atëherë ndiqni këto hapa:

  • Dopjo klik mbi ikonën Dropbox në taskbar
  • Klikonin ikonën në formë ingranazhi
  • Përzgjidhni opsionin Preferences
  • Klikoni Import
  • Klikoni Share screenshots using Dropbox

Për të ç’aktivizuar këtë veçori kryeni të njëjtën procedurë duke hequr opsionin e fundit. /PCWorld Albanian/

Postime të Ngjajshme