` . Ja se si e ndoqën Rama, Erdogan, Merkel dhe Mej përballjen Angli-Kroaci (VIDEO) – TV-SHENJA

Ja se si e ndoqën Rama, Erdogan, Merkel dhe Mej përballjen Angli-Kroaci (VIDEO)

Liderët e shteteve anëtare të NATO-s të cilët gjenden në Bruksel për Samitin e Aleancës veriatlantike, kanë gjetur kohë ta shikojnë minutat e fundit të ndeshjes gysmëfinale mes kroacisë dhe Anglisë, ku kjo e fundit pësoi disfatë ndërsa Kroacia u kualifikua në finale, raporton SHENJA.

Këto momente i ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa në krah të tij gjenden kryeministrja britanike Teresa Mej, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu. /SHENJA/

Minuta e fundit… 😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Juli 2018