` . Ja sa shtëpi posedon Lulzim Basha - TV-SHENJA

Ja sa shtëpi posedon Lulzim Basha

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, për vitin 2015, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën e tij si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të ardhurat e bashkëshortes.

Konkretisht, Basha deklaron 1,267,273 lekë, pagën si ish-kryebashkiak i Tiranës. Ndërkaq, bashkëshortja e Bashës deklaron 25 mijë euro si pjesë e programit të EWCP në Holandë, shkruan shqiptarja.com

Ndërkaq, Lulzim Basha, në deklaratën fillestare, ka deklaruar shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollar, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro, apartament në Tiranë në vlerën 17 500 lekë, apartament në Tiranë në vlerën 62 000 dollar, truall me sip. 22 100 m2 në Tepelenë etj.

Postime të Ngjajshme