` . Ja sa persona të vdekur janë gjetur në Listën Zgjedhore - TV-SHENJA

Ja sa persona të vdekur janë gjetur në Listën Zgjedhore

Kontrollet administrative në Komisionin Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) kanë vërtetuar se në Listën Zgjedhore ka 1.129 persona të vdekur të cilët nga KSHZ thonë se do të fshihen.

Kjo është prezantuar në pjesën e parë të seancës së KSHZ-së. Është vërtetuar se nga gjithsej 41.863 kërkesa për kontroll të letërnjoftimeve, MPB ka kontrolluar 19.689 ose 41 për qind. Nga gjithsej 68.695 kërkesa për kontrolle të pajisjeve për udhëtim janë kontrolluar 8.519, gjegjësisht 12.4 për qind. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme