` . Ja sa para të lejohen kur kalon kufirin - TV-SHENJA

Ja sa para të lejohen kur kalon kufirin

Po shkoj në Shqipëri e më duhet të çoj një shumë të madhe eurosh sepse do të blej një shtëpi. A mund t’i marr me vete apo duhet patjetër t’i nis me bankë?

Natyrisht, përgjigjja më e mirë është të mos udhëtosh me shumë të konsiderueshme parash në xhep, pasi është më e sigurt t’i nisësh ato përmes kanaleve të transferimit të parave, sesa të rrish me zemër të ngrirë se mos t’i vjedhin apo të humbasin gjatë rrugës.

Sidoqoftë, nëse i beson më shumë vetes se bankës apo ndonjë institucioni tjetër money transfer, është mirë të dish që ligji italian nuk përcakton asnjë kufi maksimal për të hollat që mund të kesh me vete kur del apo hyn në Itali.

E kjo vlen qoftë kur shkon apo vjen nga vende të Bashkimit Evropian, qoftë kur shkon apo vjen nga vende jashtë BE-së.

Por kur shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës në çastin kur kalon kufirin.

Formulari që duhet përdorur për këtë qëllim mund të shkarkohet nga portali internet i Agjencisë së Doganave dhe të Monopoleve, www.agenziadoganemonopoli.gov.it.njofton shqiptariiitalise. Në deklaratë shënohen të dhënat personale dhe, nëse paratë nuk janë të deklaruesit, edhe ato të personin për llogari të të cilit transferohen të hollat.

Më pas duhet specifkuar shuma e parave, prejardhja e tyre, marrësi i tyre, nëse është i ndryshëm nga deklaruesi, përdorimi që doni t’u bëni. Në fund duhet shënuar edhe rruga dhe mjetet e transportit që do të përdorni.

E nëse nuk lëshohet një deklaratë e tillë?

Kush nuk e bën e zbulohet që po kalon kufirin me të paktën 10 mijë euro, rrezikon sanksione të rënda që rriten në bazë të shumës së parave. Në fakt, shkelja e normativës mbi trasferimin e valutës ndëshkohet me: sekuestrimin administrativ nga 30% deri në 50% të shumës mbi kufirin e lejuar (9.999,99 €); aplikimin e një sanksioni administrativ nga 10% deri në 50% të shumës mbi kufirin e lejuar. Sanksioni minimal është 300 euro.

Postime të Ngjajshme