` . Ja reagimi i BDI-së pas incidentit në Kumanovë: U dëshmua se populli po na do - TV-SHENJA

Ja reagimi i BDI-së pas incidentit në Kumanovë: U dëshmua se populli po na do

Partia e Ali Ahmetit- BDI, e ka quajtur si një tentativë të dështuar revoltën e banorëve të Kumanovës, të cilët sot bllokuan rrugën në tentim për të mos lejuar futjen e Ahmetit dhe anëtarëve tjerë të partisë në Kumanovë.  Në një deklaratë për mediat thuhet se “BDI dënon ashpër aktet e paligjshme ndaj karavanit të delegacionit”

“Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët.”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në takimin me Kumanovarët, thuhet më tej në komunikatë,  Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

Postime të Ngjajshme