` . Ja pse po iu del "raketa" në Facebook - TV SHENJA

Ja pse po iu del “raketa” në Facebook

Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij – siç mund ta keni vërejtur se kohët e fundit ka shtuar storjet e stilit të Snapchat në krye të aplikacionit.

Dhe shtesa më e fundit në aplikacion është një ikonë e vogël në formën e një rakete, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.

Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’ – duke ju dhënë kështu edhe më shumë përmbajtje për të shfletuar.

Për momentin, vetëm pak njerëzve duket se iu është shfaqur kjo ikonë, pasi Facebook e ka lëshuar atë vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.

Faqja e dytë e të rejave shfaqë fotografi, artikuj dhe postime të tjera nga burime që nuk i ndjekni.

Kjo veçori e ri do t’i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve. Por për momentin, kjo veçori e re është duke shkaktuar huti në mesin e përdoruesve.

 

Postime të Ngjajshme