` . Ja për çfarë u bisedua në takimin Zaev-Ahmeti – TV SHENJA

Ja për çfarë u bisedua në takimin Zaev-Ahmeti

Nga LSDM nëpërmjet një komunikate për media kanë njoftuar mbi takimin që u zhvillua sot në mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në komunikatë thuhet se në takim është biseduar për principet e bashkëpunimit, qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO, përcjell SHENJA.

“Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet dinamika e bisedimeve mes dy partive, përfshirë edhe me partitë që dhanë përkrahje për përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë, dhe më pas do të kalohet në zgjidhje konkrete për ndarjen e ministrive”, kanë thënë nga LSDM.

 

 

 

Postime të Ngjajshme