` . Ja cili qytet shqiptar renditet i dyti ndër 30 destinacionet turistike që duhet vizituar… - TV-SHENJA

Ja cili qytet shqiptar renditet i dyti ndër 30 destinacionet turistike që duhet vizituar…

Berati është renditur i dyti mes 30 qyteteve të përzgjedhura nga gazeta prestigjoze “The Telegraph” që duhen vizituar.

Lista është përgatitur nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit, ku janë paraqitur destinacionet që nuk duhen humbur.

“Mangalem, lagija e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Prej disa javësh media të ndryshme të huaja po promovojnë bukuritë e Shqipërisë, ndërsa ftojnë turistët të vizitojnë vendin. Tirana, Berati, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Saranda, Butrinti, Ksamili, janë disa nga destinacionet që mediat e ndryshme i rekomandojnë turistëve të huaj. Gjithashtu bregdeti në jug të vendit është përzgjedhur si një nga destinacionet më të bukura gjatë sezonit veror. /tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme