` . Ja cili është telefoni më i shitur për tre muajt e parë të vitit (Foto) – TV SHENJA

Ja cili është telefoni më i shitur për tre muajt e parë të vitit (Foto)

Telefoni më i shitur Android për periudhën tremujore të parë të këtij viti nuk është një telefon nga Samsung, por është modeli R9 nga kompania Oppo.

Oppo është duke e shitur zyrtarisht modelin R9 vetëm në disa tregje të caktuara, duke e arritur numrin e shitjeve në 8.9 milionë njësi.

Në përgjithësi, R9 është në vendin e tretë të telefonave më të famshëm për këtë periudhë, përderisa iPhone 7 është në vend të parë, i ndjekur nga iPhone 7 Plus në vendin e dytë.

Megjithatë, këto dy pajisje mund të gjenden në shumicën e vendeve të botës, ndërsa Oppo R9 nuk është po aq i përhapur.

Ky telefon ka ekran prej 5.5 inç me rezolucion 1080 x 1920 pikselë. Kamera kryesore është 13 MP, ndërsa ajo para 16  MP.

Postime të Ngjajshme