` . Ja cilat janë rezultatet nga takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët – TV-SHENJA

Ja cilat janë rezultatet nga takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët

Pas mbarimit të diskutimeve mes nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, Teuta Arifi tha se ky takim është në vazhdën e frymës së platformës së partive politike shqiptare.

“Kishim takim pune në frymën e platformës. Gjithashtu mund të them se kemi pasur bisedë konstruktive, kemi folur rreth pikave për të cilat mendojmë se janë të rëndësishme”, deklaroi Teuta Arifi nga BDI.

Edhe Arben Taravari nga LR-PDSH deklaroi se kanë pasur takim konstruktiv, duke theksuar se është e rëndësishme të realizohen të gjitha pikat nga platforma, pa dallim kush do ta udhëheq Qeverinë. /SHENJA/