` . Izraeli sulmon me tanke Rripin e Gazës - TV-SHENJA

Izraeli sulmon me tanke Rripin e Gazës

Izraeli ka goditur me tanke dy pika të krahut ushtarak të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, në kundërpërgjigje ndaj raketave të shkrepura nga rajoni i bllokuar palestinez, transmeton AA.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se nga Rripi i Gazës janë gjuajtur tre raketa në drejtim të Izraelit, duke mos dhënë detaje nëse raketat janë asgjësuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Në deklaratë thuhet se tanket izraelite kanë goditur dy pika të krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, Brigadave Izzeddin al-Kassam, në kundërpërgjigje të raketave të shkrepura.

Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin izraelit.

Ndryshe, dy raketa të tjera dje u hodhën në Izrael nga Gaza teksa kryeministri Benjamin Netanyahu po mbante një miting zgjedhor në qytetin jugor Ashdod, duke e detyruar atë të ndërpriste fjalimin.

Ushtria izraelite njoftoi se sot në orët e hershme ka sulmuar 15 lokacione në Gaza në kundërpërgjigje të raketave të djeshme.