` . Izraeli sulmon pozicionet e Hamasit në Gazën e bllokuar - TV-SHENJA

Izraeli sulmon pozicionet e Hamasit në Gazën e bllokuar

Burime ushtarake bëjnë të ditur se avionët ushtarakë izraelitë kanë kryer sulme në Rripin e Gazës.

Në një njoftim, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore kanë qëlluar pozicionet e Hamasit përgjatë enklavës së bllokuar bregdetare.

Sipas njoftimin, avionët ushtarakë izraelitë kanë qëlluar një ndërtesë trekatëshe në Gaza që përdorej si seli e sigurisë nga Hamas.

Korrespondenti i AA-së nga Gaza raporton se ka dëgjuar disa eksplodime të fuqishme.

Avionët ushtarakë, thotë korrespondenti, kanë qëlluar një lokacion të Hamasit në veri të Rripit të Gazës, si dhe tokë bujqësore afër qyteteve Khan Yunis dhe Rafah.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë ku takoi presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahum deklaroi se Izraeli “nuk do të toleroj” sulme në territorin e vet dhe do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur qytetarët.

Të hënën në mëngjes u raportua se shtatë izraelitë mbetën të plagosur nga një raketë që u hodh nga Gaza.

Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite vendosi sistemin e mbrojtjes nga raketat “Iron Dome” në disa lokacione, raportojnë mediat lokale.

Ushtria izraelite gjithashtu vendosi dy brigada shtesë të këmbësorisë në “tampon zonën” mes Gazës dhe Izraelit, ndërsa i ka aktivizuar edhe rezervistët nga njësitë e mbrojtjes ajrore.