` . Izraeli hedh poshtë akuzën për rrëzimin e avionit rus, fajëson Sirinë – TV-SHENJA

Izraeli hedh poshtë akuzën për rrëzimin e avionit rus, fajëson Sirinë

Izraeli ka hedhur poshtë akuzën e Rusisë për rrëzimin e avionit rus, ku vdiqën 15 persona të bordit.
Shteti i Izraelit “shprehu pikëllimin” për humbjen e jetës së 15 rusëve, por për vdekjen e tyre ai po fajëson zjarrin anti-ajror sirian.

Aeroplani Il-20 u rrëzua gjatë Detit Mesdhe të hënën në mbrëmje.

Rusia, që fillimisht fajësoi veprimet izraelite si “të papërgjegjshme”, Vladimir Putin doli me një deklaratë ku tha se të martën ishte “një zinxhir i rrethanave aksidentale tragjike”.

Rusia po mbështet presidentin, Bashar al-Assad në luftën civile të Sirisë, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

“Izraeli mban regjimin e Asadit, ushtria e të cilit goditi aeroplanin rus, plotësisht përgjegjës për këtë incident”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Izraeli po ashtu fajësoi Iranin dhe grupin militant shiit libanez ,”Hezbollah”, e që janë dy aleatë të tjerë të qeverisë siriane.

Qeveria izraelite është e shqetësuar nga ajo që ai e quan “shtrëngimi ushtarak” i Iranit në Siri, si dhe dërgesat e armëve iraniane në Hezbollah.