` . Izraeli arreston 8 palestinezë në Bregun Perëndimor - TV-SHENJA

Izraeli arreston 8 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite gjatë bastisjeve gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar tetë palestinezë, bëri të ditur ushtria izraelite, transmeton AA.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se individët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pa sqaruar natyrën e këtyre veprimtarive të pretenduara.

Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretekstin e arrestimit të palestinezëve të “kërkuar”.

Sipas autoriteteve palestineze, rreth 5.700 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, momentalisht vuajnë në burgjet izraelite.