` . Izrael, rruga pas zgjedhjeve e pasigurt për formimin e qeverisë - TV-SHENJA

Izrael, rruga pas zgjedhjeve e pasigurt për formimin e qeverisë

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së martës në Izrael nuk tregojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu apo rivali i tij Benny Gantz janë në gjendje të sigurojnë 61 vende të nevojshme për të formuar një qeveri, raporton AA.

Këto rezultate, nëse konfirmohen, mund të sjellin në një periudhë të re të pasigurisë mbi qeverinë e ardhshme.

“Izraeli ka ngecur midis dy kandidatëve që me këto rezultate nuk janë në gjendje të krijojnë një qeveri në Knesset”, tha Yoni Ben-Menachem për AA, një analist izraelit nga Lindja e Mesme.

Siç shpjegoi ai, Netanyahu ka nevojë për partinë Yisrael Beiteinu, të kryesuar nga Avigdor Lieberman, për të formuar një qeveri, por Lieberman po vendos kushte ndaj Netanyahu-t që ta bëjë këtë.

“Gantz ka nevojë për Lieberman-in dhe votat e listët së përbashkët arabe, e cila është e pamundur të realizohet për shkak të dallimeve të plotë midis palëve”, theksoi Ben-Menachem.

Përndryshe, mund të ketë nevojë për një raund të tretë të zgjedhjeve, pas zgjedhjeve të kësaj jave dhe atyre jo-vendimtare në muajin prill.

– Rezultate jo të qarta

Mansour Abbas, anëtarë i listës së përbashkët arabe në Knesset, theksoi se rezultatet e shpallura nuk i japin askujt një mundësi për të formuar qeverinë.

“Situata e Netanyahu-t është më e vështirë se ajo në muajin prill, kur ai mori një bllok prej 60 votash në Knesset. Tani, sipas rezultateve paraprake, ai ka vetëm 55 ose 56 vota, gjë që e bën shumë të vështirë formimin e një qeverie”, tha Abbas.

Siç tha ai, sipas ligjit të Izraelit, presidenti izraelit, Reuven Rivlin, do të takohet me partitë fituese për të vendosur se kush duhet ta formojë qeverinë.

“Anëtarëve të Knesset-it të caktuar për të formuar një qeveri do t’u jepet një periudhë prej 28 ditësh dhe mund të zgjatet për 14 ditë të tjera me miratimin e presidentit. Nëse qeveria nuk formohet në këtë periudhë, Knesset do t’i kërkojë një anëtari tjetër ta bëjë këtë në 28 ditë pa zgjatje. Në rast të dështimit do të zhvillohet një raund i ri i zgjedhjeve”, shpjegoi Abbas.

Dje, Netanyahi tha se po kërkon të formojë një qeveri pa përdorur asnjë parti arabe.

Nga ana e tij, Gantz, udhëheqësi i partisë “Kaltër dhe Bardhë”, tha se ai do të këshillohet me të gjithë për formimin e një qeverie të re.

Më herët, mediat izraelite raportuan se partia “Kaltër dhe Bardhë”, mund të bashkohen për një qeveri me partinë “Likud” nëse Netanyahu nuk do të ishte lider i saj.