` . Ixhe i pari në Nirburngring - TV SHENJA

Ixhe i pari në Nirburngring

Piloti i makinave të shpejta Igor Stefanovski Ixhe sot arriti të del i pari në pistën legjendare të Nurbugringut. Piloti nga Maqedonia  garën e parë të Kampionatit të serisë ETCC e nisi nga vendi i katërt megjithatë në fund siguroi vendin e dytë. Garën e dytë Ixhe e nisi nga vendi i 7-të, mirëpo falë paraqitjes fenomale fitoi vendin e parë duke lënë pas pilotë si portugezin  Fabio Motan dhe çekun Petër Fulin. Me këtë fitore  piloti nga Maqedonia ngjitet në vendin e 3-të me 33 pikë të tubuara, ndërsa gara e radhës në Kampionatin ETCC do të zhvillohet më 25 Korrik në Portugali. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme