` . Ivona Talevska u dënua me 2 vjet burg me kusht – TV-SHENJA

Ivona Talevska u dënua me 2 vjet burg me kusht

Gazetarja Ivona Talevska u dënua me 2 vjet burg me kusht, por në qoftë se gjatë 4 viteve të ardhshme nuk e përsërit veprën. Talevska u obligua që t’i kthejë edhe paratë që në formë tatimi, nuk ia ka paguar shtetit. Ajo do duhet të pagujë edhe harxhimet e gjykimit në afat prej 30 ditësh.

Gazetarja, Ivona Talevska u dënua pasi  pranoi se ka bërë evazion fiskal, respektivisht i është shmangur tatimit që ka qenë e obliguar ta paguajë firma e saj. Talevska në gjykatë ishte në cilësinë e personi të akuzuar nga PSP në rastin “Tifani”. Prokurorja e PSP-së, Elena Josifovska kërkoi nga gjykata që ta obligojë Talevskën që t’i kthejë paratë që ia ka vjedhur shtetit me shmangien e tatimit. Por ende nuk ka vlerësime të sakta se cili është dëmi të Talevska ia ka shkaktuar buxhetit të shtetit me shmangien e tatimit.

Talevska, prej vitit 2008 dhe deri në vitin 2014 ka falsifikuar të dhëna për hyrje dhe dalje të firmës së saj. Dhe në emër të firmës, ka blerë madje edhe gjësende personale siç janë veshje të brendshme prej 500 eurove, rroba me vlerë prej 33 mijë euro, syze dielli, produkte të kozmetikës për 1 mijë euro. Mobilje luksoze, dyer, biçikletë dhe të ngjashme. Dyshohet se Talevska nuk ka paguar afro 40 mijë euro tatim për kompaninë e saj, dhe u është shmangur edhe afro 17 mijë eurove taksa personale. /SHENJA/