` . Ivanov: Të dënohen publikisht ndërhyerjet e fqinjëve në punët e brendshme të Maqedonisë - TV-SHENJA

Ivanov: Të dënohen publikisht ndërhyerjet e fqinjëve në punët e brendshme të Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka takuar sot ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë,  Alan Duncan, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në Maqedoni.

Presidenti Ivanov, siç qëndron në kumtesën, ka shprehur pakënaqësinë nga mungesa e dënimit publik për përzierjen në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje, pa përmendur se për cilat shtetet bëhet fjalë.

Ivanov ka riafirmuar qëllimit strategjike të Maqedonisë në lidhje me integrimet euroatlantike dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral mes të dy vendeve.

Në lidhje me NATO-në, Ivanov ka  shprehur dëshpërimin e tij për shkak, siç ka thënë ai: “standardet e dyfishta, mosrespektimit të Gjykatës Ndërkombëtare dhe sundimin e drejtësisë në rastin e Maqedonisë, ndërsa në lidhje me BE-në, ka bërë thirrje për debllokim të procesit për zgjerim, që mobilizon dhe reformon shoqërinë.

“Presidenti Ivanov, pret përkrahje të qartë nga Britania e Madhe në lidhje me realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatë, transmeton SHENJA.

Postime të Ngjajshme