` . Ivanov ka tërhequr faljen për 22 persona - TV-SHENJA

Ivanov ka tërhequr faljen për 22 persona

Presidenti Gjorge Ivanov, ka shfuqizuar vendimet për abolim për personat aktiv në politik, gjegjësisht për 22 persona.

Të gjithë të tjerët do të kenë mundësi në bazë të Ligjit për abolim, mund të dërgojnë kërkesa për shfuqizimi të abolimit.

“Më 12 prill solla vendimin për abolim- lirim nga përndjekja pa procedurë, për një numër të madh të personave, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Ligjin për falje. Vendim për të cilin, si atëherë si tani vlerësoj se e kam sjellë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Shumica për fat të keq, nuk e kuptuan këtë ide, ose nuk dëshiruan ta kuptojnë. Debatet në opinionin e vendit dhe ndërkombëtar shkuan në drejtim tjetër. Isha i akuzuar se kam dashur t’i mbroj politikanët se ka krijuar drejtësi selektive, se politikanët janë mbi ligjet. Me përgjegjësi e them se nuk kam pasur qëllim të tillë”, tha Ivanov raporton Shenja.

Ai tha se sot ka sjellë vendimin që të shfuqizoj një pjesë të vendimeve për falje edhe pa kërkes të politikanëve të falur.

“Në përputhshmëri me Ligjin për plotësim të Ligjit për falje, solla vendimi për shfuqizim  të vendimit për falje- lirim nga përndjekja pa zbatimin e procedurës për të gjithë personat të eksponuar në politik, gjithsej 22. Të gjithë personat tjerë, në përputhshmëri me ndryshimet ligjore, kanë mundësi të dorëzojnë kërkesa personale për shfuqizim të vendimeve të tyre për falje. Nuk dëshiroj askush të ketë dyshim. Asnjë politikan nuk është mbi ligjin, dhe asnjëri nuk është jo i prekshëm. Përkundrazi çdokush do të përgjigjet për veprimet e tyre”, ka thënë mes tjerash Ivanov.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

Postime të Ngjajshme