` . Ivanov i cilëson “vendime politike” ngritjen e kallëzimeve për kundërvajtje nga Antikorrupsioni - TV-SHENJA

Ivanov i cilëson “vendime politike” ngritjen e kallëzimeve për kundërvajtje nga Antikorrupsioni

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit, i cili ka ngritur fletëparaqitje për kundërvajtje kundër kreut të shtetit.

Presidenca e cilëson këtë “vendim politik”, duke refuzuar plotësisht pretendimet se me miratimin e dekreteve, presidenti veproi në kundërshtim me ligjet dhe i tejkaloi kompetencat.

Antikorrupsioni dje filloi dy procedura të shkeljes, duke pretenduar se Ivanov kishte lëshuar dekrete për promovimin dhe gradimin e oficerëve të ushtrisë gjatë periudhës së zgjedhjeve, publikuar në Gazetën Zyrtare të vitit 26.02.2019. Antikorrupsioni pretendon se kjo shkel ndalimet e përcaktuara Kodi Zgjedhor dhe Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

“Presidenti miratoi dekretet në pajtim me Kushtetutën e Republikës dhe ligjet. Si komandant suprem, Presidenti i Republikës nuk ka detyrim të kërkojë autorizime për kompetencat e përcaktuara me ligj “, thekson Kabineti i presidentit Ivanov. /SHENJA/