` . Itali, taksistët në grevë - TV SHENJA

Itali, taksistët në grevë

Shoferët e taksive në Itali, në shenjë proteste kundër rregullave për rritje të konkurrencës në këtë sektor të cilat qeveria dëshiron t’i sjellë, organizuan protesta me qëllim që të merren parasysh kërkesat e tyre, raporton AA.

Taksistët në kryeqytetin Romë, në Napoli, Torino, Bari dhe shumë qytete tjera dolën nëpër sheshe.

Marshi protestues në kryeqytet, filloi nga simboli i këtij vendi nga arena historike Colosseum dhe vazhdoi deri në Sheshin Venecia. Marshi ishte udhëhequr nga taksistët gra.

Shoferët të cilët morën pjesë në këtë marsh, njoftuan se do të shkojnë në grevë 24 orëshe për të kundërshtuar disa privilegje që planifikohen të vendosen në sektor, për të cilat pohuan se do të shkaktojë fitime të pamerituara.

Taksistët theksojnë se rregulloret e përgatitura nga qeveria për “Uber” që ofron shërbime alternative të taksi nëpërmjet internetit dhe automjeteve të tjera të transportit, nuk i përmbushin kërkesat e tyre.

Negociatat e taksistëve me qeverinë vazhduan mbrëmë deri në orët e vona dhe pasi që nuk arritën rezultat vendosën që të organizojnë grevën e sotme.

Protesta e sotme të taksistëve në krahasim me ato të muajit të kaluar në Romë, kaloi pa incidente. Në protestat e muajit të kaluar me kërkesat e njëjta, kohë pas kohe kishte ndodhur përleshje mes taksistëve dhe forcave të sigurisë.

Postime të Ngjajshme