` . Ismaili: 15 vite askush nuk kishte arritur të nënshkruaj marrëveshjen kolektive - TV-SHENJA

Ismaili: 15 vite askush nuk kishte arritur të nënshkruaj marrëveshjen kolektive

Dy arritje janë të mëdha të cilët shumë pak janë cekur. Njëri është Ligji për kulturë i cili për së fundi herë është bërë në vitin 1998, tha në emisionin “ENTER”, ministri i Kulturës Hysni Ismaili.

Në vitin 2003 janë bërë disa intervenime dhe prej atëherë e deri më sot asnjë lëvizje nuk ka patur në atë aspekt. Zotri Asaf Ademi e kishte nisur procesin dhe un si erdha e vazhdova dhe kisha vendosur që ai të mbyllet. Ajo i kaloi gjitha labirintet dhe shpresoj tani si deputet i ardhshëm do ta vazhdojë këtë punë në Kuvend me formulimin e këtij ligji”, tha Ismaili.

Ai shtoi se çështja e dytë të cilës më tepër pompozitet ju dha nëpër mediume është e marrëveshjes kolektive.

“Kanë kaluar 5, 6 ministra gati 15 vite çdokush e ka prek por e ka lënë se ishte me të vërtet çështje e ndërlikuar. Sa erdha unë në pikë të vërës mu vërsulën sindikatat dhe unë u ula me ato dhe thash se kjo punë do të soset deri në vitin e ri. Edhe kjo me dy sindikatat u arrit marrëveshja e cila u nënshkrua dhe ata kryetarët e sindikatave në bisedë e sipër më thanë se assesi se do të soset kjo punë”, ka thënë ministri Ismaili.