` . Ish-punonjësi i Microsoft-it akuzohet për "vjedhje digjitale" - TV-SHENJA

Ish-punonjësi i Microsoft-it akuzohet për “vjedhje digjitale”

Një ish-punonjës i gjigantit teknologjik amerikan Microsoft është akuzuar për mashtrim të firmës duke vjedhur kartat e dhuratave të përdorura nga firma gjatë shitjeve online, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Federale në Seattle, ku gjendet qendra e kompanisë, e ka akuzuar ish-punonjësin Volodymyr Kvashuk për vjedhje të një pasurie digjitale në vlerë prej dhjetë milionë dollarësh.

Kvashuk, shtetas ukrainas 25-vjeçar që deri në muajin qershor të vitit të kaluar punonte në ekipin testues të platformës së shitjeve online, thuhet të ketë vjedhur nga sistemi kartat e dhuratave të përgatitura për produktet e Microsoft-it dhe i ka rishitur përmes internetit duke i transferuar paratë në llogarinë e tij personale.

Siç thuhet, nga këto karta ai ka siguruar fitime joligjore në vlerë prej 2,8 milionë dollarësh. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe do të gjykohet për mashtrim.