` . Ish kryetari i Supremes: Qe 26 vjet gjyqësori ndikohet nga politika (Video) – TV-SHENJA

Ish kryetari i Supremes: Qe 26 vjet gjyqësori ndikohet nga politika (Video)

Vendit i nevojiten reforma, të cilat nuk do të jenë të lehta, njerëz dhe vendoshsmëri, që t’i vihet fundi ndikimit politik në gjyqësor. Kështu thotë ish kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Në këtë intervistë, ai thekson se duhet të fillohet nga detektimi i faktorëve që kanë sjellur gjyqësorin në këtë gjendje. Ai ka vendosur theksin e kritikës së tij në Këshillin Gjyqësor, për të cilin thotë se që kur është themeluar, që nga përbërja e parë e tij, ka qenë me ndikim politik.

DANE ILIEV, ISH KRYETAR I GJYKATËS SUPREME
 “Këshill Gjyqësor, si i tillë ka dëshmuar që në momentin e parë, unë kam pasur deklaratë që nga momenti i parë, që ajo është monstër, se nuk mban llogari për atë që është themeluar. Edhe pse u kam dhënë indikacione autoriteteve të atëhershme  që shpejtohet me këtë çështje, që nga momenti i parë është vendosur pozita e ndikimit politik në zgjedhjen e gjykatësve dhe statusi i tyre është imponuar me prezencën e ministrit, me prezencën e kuadrove të cilat nuk ishin për në Këshill Gjyqësor, me zgjedhjet problemtaike të kuadrove nga Këshilli i parë Gjyqësor i atëherëshëm”.

Iliev thotë se që të shmanget konstatimi një shtet i robëruar të mos ndërrohet me tjetër, nevojiten reforma dhe masa të reja dhe se duhet të kuptohet se pushteti gjyqësor është një ndër më të rëndësishmit.

DANE ILIEV, ISH KRYETAR I GJYKATËS SUPREME
“Për këtë arsye është e nevojshme që të vendosen masa të reja, të bllokohet ndikimi i pushtetit ekzekutiv, pushteti ekzekutive do të mbetetet në Prokurorinë Publike. Këtu nevojitet ligj i ri për Prokurorinë Publike, ligj i ri për procedurën penale.Pastaj, reforma këtu duhet të ndjeket edhe në pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, posaçërisht në pjesën e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ajo pjesë duhet të ndahet. Ajo nuk është prekur asnjëherë, 70-80 vite, ajo është shtet në shtet edhe atë jo një, por dhjetë shtete në shtet, kështu që që të mund të realizohet të drejtat e plota të qytetarëve, nuk mund të bëhet asgjë pa u bërë ndryshimet në këtë organ”.

Sipas tij në vend 26 vite problemi më i madh është ndikimi politik, gjegjësisht varësia politike e pushtetit gjyqësor ndaj atij ekzekutiv. Teuta Buçi /SHENJA/