` . Isa Mustafa: Mjerë për atë Qeveri që varet nga Lista Serbe - TV SHENJA

Isa Mustafa: Mjerë për atë Qeveri që varet nga Lista Serbe

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës dhe kryetar i LDK-së.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re.

“Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t’i ndihmojmë vendit përmes opozitës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se është e mjerueshme një qeveri e cila do të ishte e varur nga Lista Serbe.

Postime të Ngjajshme