` . Isa Mustafa: Dejtësia po funksionon - TV-SHENJA

Isa Mustafa: Dejtësia po funksionon

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ky vendim sipas tij ka dëshmuar se në Kosovë ka ende drejtësi.

Postimi i plotë i Mustafës në facebook:

“Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se Shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.

LDK gjthëherë ka respektuar vendimet e kësaj Gjykate dhe kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.
Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri.

Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen.

I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kesaj drejtesie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë . Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë.”